Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të enjten me 19 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa që e kundërshtoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Bonjakut. […]
Tag: Shkarkim
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Evjeni Sinojmeri
Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të enjten më 14 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra gjyqtares së Apelit Tiranë, Evjeni Sinojmeri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Natasha […]
Bilanci negativ i prokurorit Kolë Hysenaj u rrudh në KPA, por mbeti i mjaftueshëm për shkarkimin e tij
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPA për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Kolë Hysenaj, por duke e reduktuar ndjeshëm bilancin negativ në konstatuar në shkallën e parë për pasurinë. KPK evidentoi probleme në të tre kriteret e rivlerësimit për Hysenajn gjatë […]
KPA e shkarkoi gjyqtarin Pëllumb Zaimi për cenim të besimit të publikut tek drejtësia
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi 15 dhjetor 2023 të largojë nga sistemi drejtësië gjyqtarin e Beratit, Pëllumb Zaimi, duke e përmbysur vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e tij në detyrë. Zaimi u konfirmua më 18 tetor 2022, pasi KPK nuk i gjeti penalizuese balancat negative për dy vite, […]
Mungesa e burimeve financiare të Tomorr Kullollit për pasurinë u konfirmua dhe në KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e ka gjetur të të drejtë shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Tomorr Kullolli për mosjustifikimin e krijimit të pasurive me burime financiare të ligjshme. Po ashtu, KPA ka gjetur të pabazuar dhe kërkimin e subjektit për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, si dhe nuk janë evidentuar shkelje […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Bari Shyti
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 29 maj vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Bari Shyti. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz e […]






