Kreu i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni | Foto : Edmond Hoxhaj /BIRN
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Në Fokus

Gjyqtari Sandër Simoni bindi KPK se nuk kishte dijeni për dënimin e Valdrin Pjetrit në Itali

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se gjyqtari Sandër Simoni e ka plotësuar me saktësi e vërtetësi deklaratën e kontrollit të figurës. Gjithashtu, pretendimet e DSIK se mundej që Simoni të kishte influencuar në disa çështje u rrëzuan nga Komisioni, pasi rezultoi se ai nuk kishte qenë anëtar i trupave gjykuese.