Gjyqtarja Dhurata Balla e Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare ndër vite.
Month: July 2024
Shtyhet seanca në KPA për prokurorin Artan Madani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA pranoi si prova disa dokumente të tjera të dorëzuara nga prokurori i Kavajës, Artan Madani dhe i la detyrë Komisionerit Publik që të paraqesë qëndrimin e tij lidhur me këto dokumente.
KPA prish vendimin e Komisionit, ish-inspektori i KLD, Piro Samara ishte subjekt rivlerësimi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e vlerësoi të gabuar konkluzionin e Komisionit se, ish-inspektori i KLD-së Piro Samara nuk mund të rivlerësohej pasi nuk gëzonte statusin e magjistratit, ndërsa çmoi se ai ishte subjekt i rivlerësimit ex officio.
KPA nuk gjeti prova për ndikim politik në vendimin e KPK për gjyqtaren Eneida Civici
Kolegji i Posaçëm i Apelimit identifikon një sërë parregullsish procedurale gjatë kryerjes së procesit të rivlerësimit për ish-gjyqtaren e Tiranës, Eneida Civici, por i vlerëson ato pa ndikim në vendimmarrjen për ndërprerjen e vetingut dhe vendosjen e ndalimit për 15 vite nga institucionet e drejtësisë.
KPA: Gjyqtari Haxhialushi duhej të kishte kërkuar pezullimin për të mos humbur statusin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se gjyqtari Astrit Haxhialushi duhej të kishte kërkuar pezullim për arsye shëndetësore, në mënyrë që të mos humbte statusin e magjistratit dhe të penalizohej me ndalim për 15 vjet.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Tasim Puçi –Prokuroria e Rrethit Berat
Prokurori Tasim Puçi i Prokurorisë së Beratit do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon pasurinë e tij nga viti 2006 deri në vitin 2018.