Prokurori Florian Bonjaku në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPA Veting

Arsyetimi i KPA për shkarkimin e prokurorit Florian Bonjaku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi më 19 dhjetor të vitit të kaluar ndryshimin e vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku dhe e shkarkoi atë me argumentin se dështoi të kalonte testin e besimit të publikut. Bonajku e kaloi vetingun në shkallë të parë me vendim të […]

Prokurori Gëzim Çopa pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Gëzim Çopa

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 5 nëntor me parashtrimet në vetingun e prokurorit të Durrësit, Gëzim Çopa. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në këtë çështje kërkoi shkarkimin e Çopas për probleme në kriterin e pasurisë dhe për cënim të besimit të publikut në […]

Prokurori Agron Bushati pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Agron Bushati

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 5 nëntor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati, që kanë të bëjnë me gjetje në kriterin profesional dhe etikën. Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në këtë çështje, deklaroi se janë konstatuar shkelje, […]

Prokurori Arben Agovi dhe përfaqësuesi i tij ligjor pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

Drejtuesi i SPAK kërkon trajnim të detyrueshëm për prokurorin Arben Agovi

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani e ndryshoi qëndrimin e tij përfundimtar në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi, duke kërkuar të martën dërgimin e tij për trajnim njëvjeçar në Shkollën e Magjistraturës, ndryshe nga kërkimi për shkarkim nga detyra gjatë parashtrimeve një javë më parë. Prokurori Klodian Braho që përfaqëson Dumanin në […]

Prokurori Armand Gurakuqi pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Armand Gurakuqi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës, Armand Gurakuqi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Vendimi për largimin përfundimtar nga sistemi i drejtësisë të prokurorit Gurakuqi, u mor pas shqyrtimit në dhomë […]