Prokurori Etien Kapo gjatë seancës dëgjimore me KPK-në. Foto: LSA
KPK Lajme Veting

Etien Kapo përballet pa telashe me vetingun

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Etien Kapo pati një seancë pa telashe përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të enjten më 12 maj. Gjatë relatimit nuk u konstatuan probleme të pasurisë dhe figurës, ndërsa Kapo u shpreh dakord me të gjitha gjetjet e hetimit administrativ. Procesi i vetingut për prokurorin Kapo po kryhet nga trupa […]

Ish-prokurori Petrit Bica dhe avokati i tij, pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

Prokurori në pension, Petrit Bica kërkon ndryshimin e vendimit të KPK

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten më 12 maj parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare lidhur me ankimin e ish-prokurorit të Tiranës, Petrit Bica kundër vendimit të Komisionit që ndëpreu vetingun për këtë subjekt rivlerësimi dhe i hoqi të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për shkak të dorëheqjes së tij. Në vendimin […]

Gjyqtari Emiljano Ruli pas seancës dëgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Gjyqtari Emiljano Ruli përballet me probleme të pasurisë

Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës u përball të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrën e provës që i kishte kaluar për mungesë burimesh në kriterin e pasurisë si dhe për gjendjen e konfliktit të interesit. Ruli pretendoi në seancë se kishte arritur […]

Përmbyllen konkluzionet përfundimtare në çështjen e Bujar Memisë
Lajme Veting

Përmbyllen konkluzionet përfundimtare në çështjen e Bujar Memisë

Prokurori i Krujës Bujar Memia vijoi edhe të martën më 10 maj me paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare duke i përmbyllur ato dhe kërkoi shpalljen absolutisht të pavlefshëm të vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për shkarkimin e tij nga detyra dhe kthimin e çështjes së vlerësimit disiplinor për rigjykim. Edhe përfaqësuesit e Inspektorit […]

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha e shoqeruar nga policia në KPA.
KPA Lajme

Enkeleida Hoxha nuk paraqitet për konkluzionet përfundimtare në KPA

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha nuk u paraqit të martën në seancën publike në KPA kur ishte përcaktuar të paraqiteshin konkluzionet përfundimtare lidhur me ankimin e kryer prej saj ndaj vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që e shkarkoi atë nga detyra për lirimin e një të dënuari për vepra të rënda penale. Relatorja e […]

Përmbyllen konkluzionet përfundimtare në çështjen e Bujar Memisë
KPA Lajme

KPA i cilëson abuzive kërkesat e Bujar Memisë për shtyrje të seancës

Kur pritej që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA të njihej me konkluzionet përfundimtare lidhur me ankimin e prokurorit të Krujës, Bujar Memia kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e tij, ankuesi dhe përfaqësuesi i tij ligjor paraqitën një sërë kërkesash, që u konsideruan prej trupës gjykuese si abuzive dhe me […]