Ish-kryetari i Gjykatës Administrative Durrës, Genci Sinjari ankimoi vendimin e KPK-së për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit pas dorëheqjes së tij nga detyra. Sinjari nuk e shfrytëzoi të drejtën për t’u dëgjuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, që vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit.
Author: BIRN
Apartamenti i ‘padeklaruar’ ngre pikëpyetje për gjyqtarin Genti Shala
KPK konstaton se gjyqtari i Apelit Tirana nuk ka deklaruar pronësinë e një apartamenti në vitin 2003 dhe shitjen tij një vit më pas, por subjekti i rivlerësimit i ka kundërshtuar gjetjen se kjo pasuri e paluajtshme ka qenë pronë e tij.
KPK konfirmon në detyrë prokuroren Anisa Qilimi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të martën në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Anisa Qilimi.
Probleme me pasurinë, KPK përmbys DSIK-në për gjyqtaren Altina Nasufi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka hedhur poshtë si të pabazuar në prova raportin e Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar se gjyqtarja Altina Nasufi ishte përfshirë në veprime të paligjshme.
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Blerona Hasa
Komisioni i Pavarur i Kalifikimit konfirmoi të hënën në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Administrativ, Blerona Hasa.
KPA pezullon Luan Dacin pasi u mor i pandehur nga SPAK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur pezullimin nga detyra të anëtarit Luan Daci bazuar në parashikimet e Kushtetutës për rastet kur gjyqtarët e saj merren të pandehur. Në vendimin e tij Kolegji kërkon që procesi hetimor të jetë i shpejt.