Prokurorja Anisa Qilimi | Foto Edmodn Hoxhaj
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Anisa Qilimi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të martën në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Anisa Qilimi.

Prokurorja Anisa Qilimi | Foto Edmodn Hoxhaj
Prokurorja Anisa Qilimi | Foto Edmodn Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të martën në mëngjes vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores, Anisa Qilimi. Gjithashtu, KPK vendosi t’i transferonte për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, 2 çështje të hetuara nga prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Etleda. Çiftja kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Pamela Qirko anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Anisa Qilimi ka përfunduar studimet e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Prej vitit 2014, ajo punon si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *