Prokurori Besnik Cani u paraqit para Kolegjit me një kallëzim penal në SPAK për gjyqtarin Luan Daci dhe kërkesën për përjashtim të tij dhe të relatorit Ardian Hajdari, që sipas tij janë zgjedhur në kundërshtim me ligjin. Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet nga një trupë tjetër e KPA-së.
Author: Edmond Hoxhaj
KPK shkarkon gjyqtaren Marsela Balili
Gjyqtarja Marsela Balili u shkarkua nga procesi i vetingut pasi komisioni nuk u bind nga shpjegimet e saj për pasurinë familjare.
KPK konfirmon në detyrë kryetarin e Gjykatës së Posaçme
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoj në detyrë gjyqtarin Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Denoncimet ndaj Dollapajt, Komisioneri kritikon hetimin “e mangët” të KPK
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi verifikimin e plotë të denoncimeve ndaj prokurorit Arben Dollapaj, ndërsa ky i fundit dorëzoi prova të reja për të ardhurat dhe shtëpinë në Valbonë.
KPK peshon raportet kontradiktore të DSIK-së për gjyqtarin Sandër Simoni
Kryetari i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Sandër Simoni kundërshtoi gjatë seancës dëgjimore dyshimet se kishte lidhje me sekserë dhe kontakte të papërshtatshme me kandidatin për kryebashkiak të Shkodrës, Valdrin Pjetri, të cilit ju mohua mandati për shkak të dënimit për drogë në Itali.
Problemet me pasurinë rrezikojnë për herë të dytë gjyqtaren Marsela Balili
E rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 2017 pas një pezullimi 6-vjeçar, gjyqtarja Marsela Balili u përball me akuzat për mungesë burimesh të ligjshme dhe mosdeklarime në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.