Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja e Gjykatës Administrative Vlorë, Gentiana Xhelili kishte mungesë burimesh për krijimin e pasurisë.
Author: Edmond Hoxhaj
Gjyqtarja Besjana Garxenaj përballet me pikëpyetje për pasurinë dhe figurën
Besjana Garxenaj kishte kërkuar të përjashtohej nga procesi i rivlerësimit dhe pas rrëzimit të kërkesës, u ballafaqua në seancë me mungesë burimesh dhe një raport negativ të DSIK- të cilat ajo i kundërshtoi si të pasakta.
Gjyqtari Durim Hasa përballet me akuza për pasurinë dhe cenim të etikës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mospërputhje dhe deklarime të pasakta në pasurinë e gjyqtarit të Gjykatës së Beratit, Durim Hasa si dhe mungesë burimesh për krijimin e tyre. Hasa u mbrojt duke e quajtur veten një gjyqtar shumë të mirë dhe pretendoi se nuk e ka nxjerrë drejtësinë në shitje.
Gjyqtarja Dhurata Bilo përballet me mungesa financiare për krijimin e pasurive
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton deklarime të pasakta për pasuritë dhe pamundësi financiare në vlera të konsiderueshme për krijimin e tyre. Bilo deklaroi se kishte punuar me ndershmëri dhe se të ardhurat e saj i tejkalonin investimet dhe shpenzimet e kryera. Ajo kërkoi riçeljen e hetimit edhe për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Kol Hysenaj
Pas dy seancash dëgjimore dhe problemeve të shumta me pasurinë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Kol Hysenaj.
Gentiana Xhelili përballet me pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamundësi financiare të gjyqtares së Gjykatës Administrative Vlorë, Gentiana Xhelili për krijimin e kursimeve dhe aseteve –por subjekti u mbrojt me argumentin se kishte ngatërruar lekët e reja me të vjetra.






