Gjyqtarja Gentiana Xhelili në seancën dëgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Gentiana Xhelili

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja e Gjykatës Administrative Vlorë, Gentiana Xhelili kishte mungesë burimesh për krijimin e pasurisë.

Gjyqtarja Gentiana Xhelili në seancën dëgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Vlorës, Gentiana Xhelili.

Gjyqtarja Gentiana Xhelili nuk ishte e pranishme gjatë seancës së shpalljes së vendimit. Kryesuesja e trupit gjykues, Pamela Qirko, sqaroi në fillim të seancës se Xhelili kishte bërë me dije se kishte paaftësi të përkohshme, por Komisoni vlerësoi të shpallte vendimin në mungesë të saj.

Gjatë seancës dëgjimore të premten më 16 prill, gjyqtarja Xhelili u përball me probleme me pasurinë dhe profesionalizmin, për të cilat ajo dha shpjegime. Ndërkohë, Xhelili u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu rivlerësimin për gjyqtaren Xhelili janë Roland Ilia dhe Etleda Çiftja, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

Gentiana Xhelili përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Sarandës. Prej vitit 2014, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën Administrative të Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *