Skeda e pasurisë së deklaruar –Hektor Mushi– Prokuroria e Elbasanit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Hektor Mushi– Prokuroria e Elbasanit

Prokurori Hektor Mushi i Prokurorisë së Elbasanit do të përballet të mërkurën më 13 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja.

Hektor Mushi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Pogradec. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Elbasanit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Hektor Mushi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Elbasanit, Hektor Mushi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Hektor Mushi nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij e deklaruar është vetëm një shtëpi banimi me vlerë 2 milionë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 29.6 milionë lekë, nga të cilat 70% kanë si burim pagën e subjektit, 19.7% pagat e familjarëve dhe gati 10% burojnë nga shitja e pasurisë së paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Kontrolli aritmetik dhe logjik për vitin 2004 rezulton me probleme, pasi subjekti deklaron blerjen e një apartamenti banimi me vlerë 2,000,000 lekë, pa deklaruar asnjë burim për shtimin e këtij aseti.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *