Gjyqtari Bezart Kaçkini pas seancës dëgjimore. Foto: LSA.
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Bezart Kaçkini

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 11 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Bezart Kaçkini. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe anëtare Suela Zhegun.

 

Gjatë seancës dëgjimore më 8 mars, Kaçkini parashtroi shpjegime më së shumti për burimet e një huaje të marrë për pagesën e çmimit të apartamentit që zotëron. Ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe dha shpjegime edhe për disa gjetje në kriterin profesional.

 

Bezart Kaçkini përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Në vitet 2010-2013, Kaçkini e ushtroi profesionin në Gjykatën e Shkodrës dhe prej vitit 2013 punon si gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *