Skeda e pasurisë së deklaruar – Zena Lila - Prokuroria e Elbasanit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Zena Lila – Prokuroria e Elbasanit

Prokurorja Zena Lila e Prokurorisë së Elbasanit do të përballet të mërkurën më 13 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Firdes Shuli dhe Valbona Sanxhaktari.

Zena Lila përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punon prej dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Elbasanit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Zena Lila nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë së prokurores së Elbasanit, Zena Lila.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Zena Lila zotëronte pasuri me vlerë 2.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 9.9 milionë lekëve.

Ajo zotëron likujditete bankare me vlerë 6.9 milionë lekë, pasuri të paluajtshme me vlerë 1.3 milionë lekë, kursime në cash prej 1.2 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 266 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 43.2 milionë lekë, nga të cilat 71% kanë si burim pagën e Znj. Lila, 16% pagat e familjarëve dhe 12% e totalit të të ardhurave rrjedhin nga interesat bankare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *