Prokurori Arben Agovi ne KPK
KPK Lajme Veting

Prokurori Arben Agovi konfirmohet në detyrë

KPK shpalli të mërkurën më 13 dhjetor vendimin për konfirmimin në detyrë te Prokurorit të Tiranës, Arben Agovi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Gjatë seancës dëgjimore të hënën, Agovi dha shpjegime për burimin e një apartamenti të blerë nga prindërit, një bilanc negativ si pasojë e pasaktësive në deklarimin e kursimeve cash si dhe për gjetjet në disa prej çështjeve të denoncuara nga publiku. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Arben Agovi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 dhe ka punuar deri në vitin 2007 në Prokurorinë e Mirditës. Më pas, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Lezhës dhe në dhjetor 2020 u transferua në Prokurorinë e Tiranës përmes një vendimi të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *