Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se prokurori i Lushnjes, Artan Hazbi ka kryer investime dhe transaksione me pronat në kundërshtim me detyrën dhe ligjin. Hazbi tha se ishte i qetë në ndërgjegjen e tij dhe se nuk ishte ndër “delet e zeza”.
Author: Edmond Hoxhaj
Gjyqtarja Enkelejda Metaliaj jep shpjegime për dy denoncime të reja
Gjyqtarja e Apelit Administrativ dhe përfaqësuesi i saj i kundërshtuan si të pabazuara dy denoncimet e reja, ndërsa shpjegime shtesë u dhanë edhe për një kontratë mbi shtëpinë e përfituar përmes privatizimit nga familja e origjinës.
Gjyqtarja Besjana Garxenaj kalon shkallën e parë të vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Durrësit, Besjana Garxenaj.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Durrësit, Dhurata Bilo
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rrëzoi kërkesën e gjyqatres se Durrësit, Dhurata Bilo për riçeljen e hetimit për figurën dhe profesionalizmin dhe vendosi shkarkimin e saj.
Gjyqtarja Rezarta Aliu përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme me pasurinë e gjyqtares Administrative të Durrësit, Rezarta Aliu, por konstatoi mungesë burimesh në pagesën e një kësti të apartamentit në pronësi të nënës së saj. Aliu kërkoi të përjashtohej nga barra e provës për apartamentin e nënës si dhe të konfirmohej në detyrë.
Gjyqtari Ilir Përdeda pyetet në KPK për lirimin e një zyrtari të arrestuar për trafik droge
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme për pasurinë dhe pastërtinë e figurës për gjyqtarin e Lezhës, Ilir Përdeda. Gjatë seancës dëgjimore, Përdeda u pyet lidhur me lehtësimin e masës së sigurisë të vendosur më parë ndaj një zyrtari të akuzuar për trafik narkotikësh.






