Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi u shkarkua nga detyra më 10 maj të vitit 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe fshehje të pasurisë, si dhe kishte cenuar besimin e publikut në transaksionet e disa pronave. Audio-regjistrimi i publikuar në emisionin “Stop” në vitin 2016, sipas […]
Author: Edmond Hoxhaj
Dy qëndrimet e KPA për vetingun e ish-inspektores së KLD, Sofia Zhilla
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në vlerësimin lidhur me përfundimin e procesit të rivlerësimit ndaj ish-inspektores së ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Sofia Zhilla. Shumica e trupit gjykues të KPA e përbërë nga kryesuesja Rezarta Schuetz, relatorja Mimoza Tasi dhe anëtarët Sokol Çomo e Albana Shtylla, vlerësoi ta përmbyllë procesin pa një […]
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Erjon Shehaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 19 mars me parashtrimet në çështjen e drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, konfirmimi të cilit u ankimua për probleme në kriterin profesional. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani parashtroi shkaqet e ankimit duke konstatuar mangësi profesionale, që sipas tij e bëjnë subjektin e […]
Dumani kërkon në KPA shkarkimin e gjyqtares Mirela Mishgjoni
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 14 mars me konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni, konfirmimi në detyrë i së cilës u ankimua për provleme në kriterin e pasurisë. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani deklaroi se u qëndronte shkaqeve të ankimit dhe parashtrimeve, duke kërkuar ndryshimin […]
Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Ardian Braho
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA përmbysi metodologjinë e ndjekur nga Komisioni për kryerjen e analizave financiare për pasuritë e prokurorit të Tiranës, Ardian Braho duke rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të bilancit negativ, si dhe dyshimet e ngritura për fshehje të një vlere monetare. Megjithatë, pamundësitë e vogla të konstatuara, së bashku me konkluzionin […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica
Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të martën më 18 mars vendimin për lënien në fuqi të vendimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Erind Reovica. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama, […]





