Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani i cili ka marrë dhe kompetencat e Komisionerëve Publikë, parashtroi të martën më 21 janar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA se u qëndronte gjithë shkaqeve të ankimit ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi dhe kërkoi shkarkimin e këtij të fundit. Preçi i […]
Author: Edmond Hoxhaj
KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia
Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 8 nëntor 2024 për probleme në kriterin e pasurisë, që në vlerësimin tërësor u konsideruan se e vendosnin në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia. Ndërkohë, Çardaku u vlerësua i besueshëm në kriterin e pasurisë […]
KPA rikthen në detyrë prokuroren Eriselda Bala
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 16 janar vendimmarrjen në çështjen e prokurores së Tiranës, Eriselda Bala, ankimi i së cilës u gjet i drejtë dhe u rikthye në detyrë. KPK e shkarkoi prokuroren Bala me shumicë votash më 7 prill 2022, pasi u arsyetua se nuk ka pasur mundësi për […]
Shkarkimi i gjyqtarit Ken Dhima lihet në fuqi
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima, nuk u paraqit të enjten më 16 janar në seancën publike në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, për të mbrojtur veten e për të dhënë shpjegime lidhur me pretendimet e ngritura në ankimin ndaj vendimmarrjes së Komisionit për shkarkimin e tij. Kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ervin Karanxha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 16 janar lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisonit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe […]
Gjykata pezullon nga detyra prokurorin Kledian Llaho, për dyshimet për korrupsion
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 16 janar caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive. Sipas SPAK, më datë 6 janar, emri […]






