Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 4 shkurt me konkluzionet përfundimtare në çështjen e vetingut të gjyqtares së Korçës, Sonjela Voskopi. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson në këtë çështje drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, deklaroi se pas shqyrtimit të çështjes në KPA, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, […]
Author: Edmond Hoxhaj
KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtares Vjollca Spahiu
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 4 shkurt me parashtrimet në çështjen e vetingut të gjyqtares së Tiranës, Vjollca Spahiu. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje deklaroi se u qëndronin shkaqeve të ankimit lidhur me probleme në kriterin e pasurisë dhe kërkoi shkarkimin e […]
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj
Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare më 3 shkurt shkaqeve të ankimit për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurorit të Tiranës, Petrit Vukaj, ndërsa u tërhoq nga gjetjet për pastërtinë e figurës. Në përfundim, prokurori Adnan Xholi i cili përfaqëson Brahon në këtë çështje, kërkoi shkarkimin nga detyra të Vukajt […]
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Gjergji Tako
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA të martën më 3 shkurt shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, për probleme në kriterin profesional dhe për etikën. Tako dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano i kundërshtuan shkaqet si të pamjaftueshme për të sjellë […]
KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Aulona Bodo
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 3 shkurt lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Aulona Bodo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore […]
Konfirmimi i ndihmësit ligjor, Periand Teta merr formë të prerë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 3 shkurt pushimin e çështjes së vetingut për ndihmësin ligjor të Gjykatës së Lartë, Periand Teta, prej nga mori formë të prerë vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi. Trupi gjykues i KPA e mori vendimin […]






