Gjyqtari i Vlorës, Laurent Fuçia.
KP Lajme

Komisioneri Publik ankimon konfirmimin për gjyqtarin Laurent Fuçia

Institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi të martën më 9 maj ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia. Ankimi është kryer nga Komisioneri Florian Ballhysa, bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM. Ballhysa i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit […]

Prokurori i Fierit Hysen Ajasllari | Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
Analiza KPK

Vendimi i KPK për Hysen Ajasllarin: Deklarim i pamjaftueshëm dhe cënim i besimit

Prokurori Hysen Ajasllari u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 3 mars 2023, pasi u vlerësua se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe me veprimet për posedimin e një prone, kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Ndërkohë, Ajasllari u vlerësua pozitivisht për figurën dhe për profesionalizimin u […]

Seanca dëgjimore për gjyqtarin Jak Ndoka | Foto : E. Hoxhaj
Analiza KPA

Argumentet e KPA-së që vulosën shkarkimin e Jak Ndokës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i gjeti të bazuara konkluzionet e Komisionit për mungesë të burimeve financiare të ish-gjyqtarit të Lezhës, Jak Ndoka, si dhe dyshimet për fshehjen e një pjese të apartamenti në emër të vëllait, por e lehtësoi këtë subjekt rivlerësimi nga konstatimi i cënimit të besimit të publikut. Ndërkohë, trupa e […]

Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Mimoza Tasi, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Analiza KPA

KPA rrëzon ‘cenimin e besimit’ për Selim Kryeziun, por e shkarkon për pasurinë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi si të pabazuara konkluzionet e Komisionit për cënimin e besimit të publikut nga ana e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryezi, megjithatë e la në fuqi shkarkimin e tij për deklarim të pamjaftueshëm dhe mungesë të burimeve të ligjshme për justifikimin e pasurive. Selim Kryeziu u shkarkua […]

Prokurori Naim Tota . Foto:Edmond Hoxhaj
KP Lajme

ONM rekomandon ankimin në Kolegj të prokurorit Naim Tota

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM u kërkoi Komisionerëve Publikë më 2 maj që të ankimojnë vendimarjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Naim Tota. Tota u konfirmua në detyrë prej Komisionit me shumicë votash më 10 mars 2023, pasi shpjegimet e tij për barrat e provës […]

Gjyqtari i Vlorës, Laurent Fuçia.
KP Lajme

ONM kërkon që profesionalizmi i Laurent Fuçisë të vlerësohet nga Kolegji

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u kërkoi Komisionerëve Publikë më 25 prill që të ankimojnë pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia. Sipas ONM-së, Fuçia nuk arriti të përmbyste barrën e provës për shumicën e gjetjeve në kriterin profesional. […]