Gjyqtari Taulant Tafa pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: BIRN.
KPK Lajme Veting

Gjyqtari Taulant Tafa jep shpjegime për problemet në të tre kriteret e rivlerësimit

Gjyqtari Taulant Tafa i Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan u përball të mërkurën më 19 prill 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës së dytë dëgjimore që zgjati pesë orë, u pyet dhe dha shpjegime për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, për pasurinë, figurën dhe profesionalizmin. Ai u paraqit […]

Eugen Papandile, Sekretar i Përgjithshëm  i Gjykatës Kushtetuese pas seancës në KPK. Foto:BIRN
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi sanksionin 15-vjeçar për Eugen Papandilen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 19 prill vendimin për lënien në fuqi ndërprerjes së vetingut ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile, si dhe të vendosjes së sanksionit që i ndalon atij rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi […]

Prokurori Sokol Nishani pas shpalljes së vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Prokurori Sokol Nishani konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 19 prill 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Sokol Nishani. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Gjatë seancës dëgjimore më 14 prill, Nishani dha […]

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj pas seancës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto: LSA
Analiza KPA

“Situatë e qartë”: KPA vlerëson se Shpresa Beçaj duhej të rivlerësohej vetëm si gjyqtare

Pas përfundimit të mandatit të anëtares në Gjykatën e Lartë në vitin 2013, Shpresa Beçaj paraqiti kërkesë pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLD për emërimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Kërkesa e Beçajt nuk u shqyrtua nga ish-KLD dhe për pasojë u trajtua me pagesë kalimtare gjatë periudhës 2013-2016. Me […]

Prokurori Sokol Nishani pas seancës dëgjimore në KPK.
KPK Lajme Veting

“Blen lirë dhe shet shtrenjtë”: Pikëpyetje mbi makinat e prokurorit Sokol Nishani

Prokurori Sokol Nishani i Prokurorisë së Durrësit u përball të premten më 14 prill 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative për pasurinë, si dhe për konsatimin se në mënyrë të përsëritur, kishte blerë automjete lirë dhe i kishte shitur shtrenjtë, me qëllim justifikimin e […]