Prokurori Sokol Nishani pas shpalljes së vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Prokurori Sokol Nishani konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 19 prill 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Sokol Nishani. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Gjatë seancës dëgjimore më 14 prill, Nishani dha shpjegime për balancat negative për pasurinë, si dhe për konsatimin se në mënyrë të përsëritur, kishte blerë automjete lirë dhe i kishte shitur shtrenjtë, me qëllim justifikimin e burimeve të një makine tjetër. Ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës si dhe nuk u evidentuan probleme për profesionalizmin.

Sokol Nishani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 si oficer i policisë gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2008 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *