Neritan Cena në Tiranë më 6 tetor 2020. Foto: Malton Dibra/LSA
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Neritan Cena

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten më 14 prill 2023 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Tiranës, Neritan Cena. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas gjykimit në dhomë këshillimi të ankimit të ish-gjyqtarit Cena.

Cena u shkarkua nga detyra më 6 tetor 2020 prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, pas probleme të konstatuara në kriterin e pasurisë dhe atë profesional.

Neritan Cena përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit. Në vitin 2006, ai u emërua në Gjykatën e Vlorës, ndërsa prej vitit 2010 e deri në shkarkimin e tij, e ushtroi funksionin në Gjykatën e Tiranës. Cena ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *