Prokurori Hysen Ajasllari pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Prokurori Hysen Ajasllari jep shpjegime për balancat negative për pasuritë

Prokurori i Prokurorisë së Fierit, Hysen Ajasllari u përball të mërkurën më 1 mars 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin. Ajasllari u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për këtë […]

Prokurorja Shqiponja Milla (majtas) dhe avokatja Romina Zano pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Prokurorja Shqiponja Milla jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Prokurorja e Shkodrës, Shqiponja Milla dha shpjegime për konstatimet e Komisionit, që i kërkoi të vërtetonte se nuk gjendej në kushtet e fshehjes së një apartamenti dhe të një automjeti. Milla i cilësoi si “gabime materiale” të noterëve shënimet për një apartament tjetër në kontratën parprake të banesës duke pranuar se nuk i kishte lexuar […]

Prokurori i Tiranës, Adnand Xhelili pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPA Lajme Veting

Adnand Xhelili dështoi të përmbyste në KPA një pjesë të konkluzioneve për pasurinë

Prokurori i Tiranës, Adnand Xhelili u shkarkua nga detyra më 12 shkurt të vitit 2020 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se subjekti i rivlerësimit kishte kryer deklarime të pasakta në vite dhe në deklaratën “veting”; se kishte mungesë të ardhurash financiare për të justifikuar pasuritë dhe shpenzimet e kryera gjatë periudhës së […]

Markelian Kuqo në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Komisioni përfundon pa vendim vetingun e Markelian Kuqos

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosi fillimin e hetimit administrativ për ish-gjyqtarin e Korçës Markelian Kuqo në dhjetor të vitit 2020, ndërkohë që në atë periudhë është njoftuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ për masën disiplinore të shkarkimit nga detyra dhënë ndaj këtij subjekt rivlerësimi. Ish-gjyqtari Markelian Kuqo u shkarkua më 10 […]

Prokurori Kudusi Shahu pas seancës së dytë dëgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK Lajme Veting

Prokurori Kudusi Shahu u gjet nga KPK me balanca negative në vlera të mëdha

Prokurori i Tiranës, Kudusi Shahu arriti që me prapësimet e paraqitura prej tij në seancën e parë dëgjimore më 2 nëntor 2022 në funksion të barrave të provës, të bindte Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për çeljen e hetimit administrativ edhe për dy kriteret e tjerë, por sërish ai rezultoi me balanca negative në vlera […]

Naim Tota jep shpjegime për dyshimet e fshehjes së një apartamenti
KPK Lajme Veting

Naim Tota jep shpjegime për dyshimet e fshehjes së një apartamenti

Prokurori Naim Tota i Prokurorisë së Rrethit Tiranë u përball të enjten më 23 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur përgjatë seancës që zgjati më shumë se tre orë dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet në kriterin profesional. Ai kundërshtoi dyshimet për fshehjen rreth 13 vjet […]