Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 31 janar vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Dritan Nushi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Gjatë seancës dëgjimore më 29 janar, Nushi u pyet […]
Author: Edmond Hoxhaj
Konfirmimi i prokurorit Arben Agovi ankimohet në Kolegj
Institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi të hënën më 29 janar ankimin e vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi, duke kërkuar shkarkimin e tij. Arben Agovi u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2023 në mënyrë unanime nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK e kryesuar nga […]
Prokurori Dritan Nushi jep shpjegime për pasuritë e vjehrrit dhe profesionalizmin
Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Nushi, u përball të hënën më 29 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha shpjegime për një apartament në pronësi të vjehrrit, pasuri për të cilën u ngritën dyshime për fshehje, si dhe për gjetjet në kriterin profesional. Nushi mori […]
KPA tërhiqet të marrë vendim për prokurorin Ylli Bashaj
Komisionerja Publike, Irena Nino deklaroi të premten më 26 janar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit se u qëndronte shkaqeve të ankimit të ngritura ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Ylli Bashaj dhe kërkoi shkarkimin e këtij të fundit me pretendimin se nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin […]
KPA njihet me qëndrimet për denoncimet ndaj prokurorit Julian Çafka
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa dhe prokurori i Gjirokastrës, Julian Çafka paraqitën të premten më 26 janar qëndrimet e tyre para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, për disa denoncime të mbërritura së fundmi ndaj këtij subjekti rivlerësimi. Në seancën parardhëse më 18 janar, Kolegji u kërkoi palëve të përgatisnin qëndrimet e tyre lidhur me denoncimet […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Arjana Gumbardhi (Caco)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 24 janar vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Arjana Gumbardhi (Caco). Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe […]






