Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra kryetarin e Gjykatës së Pukës pas problemeve të vërejtura në të trija kriteret e vetingut.
Author: Gjergj Erebara
Një shtëpi dhe një makinë vënë në vështirësi prokurorin Adnan Kosova
Prokurori i karrierës Adnan Kosova u vu në vështirësi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në lidhje me blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 1998 dhe një makine në të njëjtin vit ndërsa u përpoq të shpjegonte diferencat me deklarata noteriale, të cilat, vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jackobs i cilësoi si jo shumë të […]
Kryegjyqtari i Pukës Izet Kadana në vështirësi për të trija kriteret e vetingut
Marrëdhënia me një vëlla dhe disa nipër të dyshuar për krim të organizuar, shpenzime të pambuluara me të ardhura dhe dyshimi për ndërhyrjen për punësimin e bashkëshortes në Prokurorinë e Pukës vunë në vështirësi sot Kryetarin e Gjykatës së Pukës Izet Kadana para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Konfirmohet në detyrë dhe referohet Besnik Cani, kandidat për KLP
Prokurori i Elbasanit Besnik Cani u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pavarësisht pikëpyetjeve të ngritura mbi pasurinë dhe integritetin profesional. Komisioni referoi një çështje penale si dhe një marrëdhënie financiare private “te organet kompetente” për hetime të mëtejshme.
Ish-gjyqtari Tom Ndreca humbet apelin e shkarkimit nga detyra
Kolegji i Pavarur i Apelimit vendosi të enjten në dhomë këshillimi dhe me vota unanime lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit për Ndrecën, i cili u shkarkua për pasuri të padeklaruara dhe fshehjen e dënimit të kunatit.
Prokurori Stojani del i pastër në veting
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri të ditur se nga të dhënat administrative, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Sokol Stojani rezulton pa pasuri të fshehura, pa lidhje me elementë të krimit dhe me aftësi profesionale ndërsa dha shpjegime për tre kallëzime ndaj tij.