Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri të ditur se nga të dhënat administrative, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Sokol Stojani rezulton pa pasuri të fshehura, pa lidhje me elementë të krimit dhe me aftësi profesionale ndërsa dha shpjegime për tre kallëzime ndaj tij.
Author: Edmond Hoxhaj
KPK konfirmon gjyqtarin Artur Malaj, pavarësisht dyshimeve të ONM
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit Artur Malaj u konfirmua në detyrë me një vendim unanim nga komisioni, pavarësisht se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pati ngritur një pafundësi pikëpyetjesh për prona të fshehta dhe pronat e kunatit të tij.
Prokurori Gentjan Osmani konfirmohet në detyrë
Prokurori i Krimeve të Rënda duket se bindi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për pastërtinë e burimeve të tij ekonomike për blerjen e dy pronave, njëra prej të cilave është financuar nga një dhuratë nga vjerri dhe një hua 20 mijë euro nga kushëriri.
Përfundon vetingu për kandidatët e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Institucioni kyç për sistemin e ardhshëm të drejtësisë dhe që do të duhet të plotësojë vakancat e rëndësishme të krijuara nga procesi i vetingut në Gjykatën e Lartë pritet të jetë funksional së shpejti pasi procesi i vetingut për 14 kandidatët nga rradhët e gjyqësorit përfundoi të mërkurën me rikonfirmimet në detyrë të gjyqtarëve Hallunaj […]
Gjyqtarja Alma Brati kaloi vetingun me aftësi “minimale” profesionale
Vendimi i arsyetuar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit vërejti se deklarata e pasurisë së gjyqtares Brati ishte me pasaktësi që nuk përbënin indicie për dyshime, ndërsa vendimet e saj gjyqësore janë të mbushura me gabime drejtshkrimore dhe me raste u mungon qartësia, duke e klasifikuar atë profesionalisht të aftë por “me nivel minimal kualifikues”.
Gjyqtarja Brunilda Kadi rikonfirmohet në detyrë
Kandidatja për anëtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe gjyqtarja e Tiranës kaloi me sukses procesin e vetingut pasi pasaktësitë e vogla në pasurinë e deklaruar u konsideruan të parëndësishme nga ana e komisionit.






