Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Analiza Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Prokurorja e Përgjithshme vlerësohet “pranueshëm” në aftësitë profesionale

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi një masë sigurie arrest me burg të kërkuar nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku si dhe me mungesën e hapave për përcaktimin e një metodologjie në emërimet e saj në prokuroritë, por arsyetoi se këto janë “mangësi formale” dhe e cilësoi aftësinë e saj profesionale […]

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Gjyqtari Medja del i pastër ndërsa vihet në pah mbingarkesa në punë

Gjyqtari Gentian Medja i Gjykatës Administrative të Tiranës rezultoi tërësisht i pastër në vlerësimin e pasurisë dhe i figurës ndërsa vlerësimi i aftësive profesionale vuri në pah gabime procedurale dhe vonesa në gjykime, për të cilat Medja i justifikoi me ngarkesën e stërmadhe në punë që kanë gjyqtarët e gjykatave administrative.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Dyshimet për konflikt interesi dhe pasuri të pajustifikuara rëndojnë Gjyqtarin Artan Broci

Broci, gjyqtar që nga viti 1996, mori raporte të mira nga ILDKPKI, DISK dhe KLD por hetimi administrativ i vetingut zbuloi disa raste të dyshuara konflikti interesi si dhe ngriti dyshime për pasurinë e tij me vlerë 44 milionë lekë krahas dyshimeve për një pasuri të fshehur në Rrugën e Dibrës në Tiranë.