Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Komisioneri Publik Lajme

Problemet me aftësitë profesionale, Komisioneri apelon vendimin për Gentian Medjan

Komisioneri Publik njoftoi apelimin në Kolegjin e Posaçëm të vendimit për gjykatësin Gentian Medja. Ai i kërkon KPA  standardizim të indikatorëve rreth vlerësimit profesional. Medja u konfirmua me shumicë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por menjëherë pas vendimit ONM kërkoi apelim të tij.

Analiza Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Rovena Gashi u shkarkua për “përgjigje të pavërteta dhe deklarim të pamjaftueshëm”

Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ekspozon një mori kërkesash të prokurores Rovena Gashi gjatë procesit të rivlerësimit, të cilat u konsideruan si përpjekje për të penguar vetingun. Vendimi për shkarkimin e prokurores u bazua te kontradiktat mes kontratave noteriale dhe deklarimeve të saj për dy apartamentet në pronësi.

Analiza Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Dokumentet sekrete për “miqësi” me krimin çuan në shkarkimin e Shkëlzen Selimit

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi iu provuan një sërë kontaktesh me persona të proceduar dhe të dënuar si pjesë e trafikut të narkotikëve dhe krimit të organizuar. Selimi u mbrojt duke thënë se nuk kishte pasur dijeni për akuzat ndaj të njohurve të tij […]

Komisioneri Publik Lajme

Komisioneri apelon vendimin e KPK për Antoneta Sevdarin: “Ka mangësi në hetim”

Komisioneri Publik pretendon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka kryer hetime të plota për të ardhurat e bashkëshortit të prokurores Sevdari, ka mangësi në hetim sa i përket kriterit të aftësive profesionale dhe se nuk ka hetuar denoncimet ndaj saj. Ai i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të rishqyrtojë dosjen për të […]