Vendimi i zbardhur i KPK-së tregon se përtej shkeljes së etikës, prokurori i shkarkuar i Prokurorisë së Përgjithshme Artur Selmani nuk provoi se i kishte fituar paratë në baste sportive dhe u gjet se kishte “cënuar besimin e publikut te drejtësia”.
Author: Edmond Hoxhaj
KPK konfirmoi Alma Muçën, kërkoi t’i mbahej parasysh qëndrimi i saj për “Masakrën e Çoles”
Prokurorja Alma Muça kaloi shkallën e parë të procesit të vetingut, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rekomandoi që kallëzimi i prokurorisë së Vlorës ndaj saj rreth qëndrimit të mbajtur për çështjen e njohur si Masakra e Çoles të mbahet parasysh në vlerësimin periodik.
Vetingu i Alma Muçës zbulon se pezullimi i saj nga Llalla ishte mediatik, por jo zyrtar
Ndërsa kaloi pa probleme testin e pasurisë dhe të pastërtisë së figurës, prokurorja Alma Muça u përball me pyetje për rolin e saj në zbutjen e akuzave për masakrën e Çoles, ngjarje për të cilën ish-kryeprokurori Llalla tha në media se kishte bërë pezullime, por nuk i firmosi asnjëherë ato.
Kolegji vendos gjykim në seancë publike për ankimin e Artan Lazajt ndaj KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi kalimin për shqyrtim në seancë publike të ankimit të Artan Lazajt kundër vendimit të KPK-së e cila vendosi shkarkimin e tij në korrik të vitit të kaluar. Lazaj pretendon shkelje të procedurës.
Kryetari i Gjykatës së Kurbinit ngec në testin e vëzhguesit të ONM
Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Kurbinit u përball me probleme të pasurisë dhe profesionalizmit gjatë seancës dëgjimore pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që gjyqtari dhe avokati i tij kërkuan konfirmimin në detyrë.
KPK shkarkoi kreun e Gjykatës së Sarandës Alltun Çela
Alltun Çela u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më herët gjatë seancës dëgjimore, atij iu vunë në dukje probleme në të tri kriteret e rivlerësimit. Çela kishte kërkuar konfirmim në detyrë.





