Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ishte konfirmuar në detyrë. KPK tha se nuk kishte gjetur indicie për të rihetuar pas akuzave publike nga Partia Demokratike.
Author: Edmond Hoxhaj
Seanca në Kolegj, gjyqtari Artan Lazaj ankohet për njëanshmëri të KPK-së
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi pretendimet e gjykatësit të shkarkuar të Tiranës, Artan Lazaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur. Lazaj pretendoi se kryesuesja e trupit gjykues kishte treguar njëanshmëri dhe se regjistrimi audio i seancës dëgjimore ishte fshirë pjesërisht.
Vendimi i zbardhur, kryegjyqtari i Korçës Admir Belishta u rrëzua në të 3 kriteret e vetingut
Ndërtimi pa leje në një kohë kur kishte dhënë dënime me burg për “ndërtim të paligjshëm”, mosdorëzimi në afat një Apelimi në një çështje për vrasje, akuzat për korrupsion dhe problemet me pasurinë çuan në shkarkimin nga KPK të Admir Belishtës. Gjyqtari kundërshtoi gjetjet e Komisionit.
Prokurori Altin Binaj përballet me dyshime për pamjaftueshmëri të pasurisë
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Vlorës Altin Binaj u gjet sipas relacionit me mungesë të ardhurash për vitet 2008, 2011 dhe 2013. Ai u vlerësua pozitivisht në dy kriteret e tjera. Binaj kundërshtoi gjetjet e KPK mbi pasurinë dhe kërkoi të konfirmohej.
Shpenzimet e padeklaruara për shkollim e kurim penalizuan Fatos Qaton
Gjykatësi i Apelit të Tiranës nuk ia doli të justifikonte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shpenzime në vlerë 5.4 milion lekë, ndërsa hetimi zbuloi se një pjesë e tyre nuk ishin deklaruar në vite dhe as në “Deklaratën Veting”.
Mesazhet jo etike dhe ndërhyrja për të punësuar bashkëshorten penalizuan kreun e Gjykatës së Pukës
Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregon se Izet Kadana kryetar i Gjykatës së Pukës u rrëzua në të tre kriteret, ndërsa u gjet i papërshtatshëm për shkak të nipërve të dënuar dhe vëllait të hetuar për pastrim parash.






