Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Prokurori Vatë Staka u konfirmua nga KPK me vlerësim minimal për aftësitë

Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregon se prokurori i Shkodrës Vatë Staka, njëkohësisht kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kaloi pa pengesa vetingun, por KPK i cilësoi aftësitë e tij minimale, ndërsa u shpreh se arsyetimi i tij ligjor në vendimet e marra ishte “relativisht i kuptueshëm”.

Analiza Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Kërkesa për inspektim e masë disiplinore ndaj prokurorit Beluri, “ndau” KPK

Vendimi i zbardhur i KPK-së shpjegon se megjithëse unanime në konfirmimin në detyrë të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Kostaq Beluri, trupa gjykuese u nda për pjesën e vendimit që e çon prokurorin për inspektim dhe masë disiplinore. Shumica e KPK-së cilësoi të paplotë hetimin e një çështje, ku i dyshuar ishte gjykatësi i shkarkuar […]

Analiza Komisioneri Publik

Pasuria e nënës dhe e ish-bashkëshortit, Komisioneri Publik apelon vendimin për gjyqtaren Alma Brati

Komisioneri Publik mendon se KPK nuk ka kryer si duhet hetimet mbi pasuritë e gjykatëses së Shkallës së Parë në Tiranë Alma Brati dhe se nuk ka verifikuar nëse nëna e saj dhe ish-bashkëshorti kishin burime të ligjshme pasurie. Komisioneri i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rishikimin e  dosjes së Bratit për kriterin e […]