Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Vendimi i KPK: Lulo u shkarkua për deklarim të rremë të pasurisë “fantazmë” në Kanada

I shkarkuari i parë nga procesi i vetingut, Fatos Lulo e pësoi sipas vendimit të zbardhur pasi kishte deklaruar në ILDKPKI në vitet 2004-2006 pasuri në Kanada, nga të cilat hoqi dorë gjatë “deklaratës veting”, ku shkroi se nuk kishte pasur ndonjëherë një llogari prej 400 mijë dollarësh kanadezë apo apartament në Kanada.

Analiza Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Vendimi i zbardhur: Trezhnjeva vetëdeklaroi fiktivitetin e një kredie, fshehu pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ktheu përmbys mbrojtjen e gjyqtarit të Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva, ndërsa vendosi ta shkarkonte atë për fshehje pasurie e cënim të besimit, duke përdorur në disa momente nga vetëdeklarimet e tij për fiktivitet të një kredie apo pretendimin e të ardhurave të padeklaruara më parë.

Analiza Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Vendimi i zbardhur i KPK: Altina Xhoxhaj cënoi ‘besimin e publikut te drejtësia’

Shumica e anëtarëve të KPK-së e arsyetoi shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj me konfliktin e interesit në shqyrtimin e një çështje palët e të cilës ishin gjykuar më herët nga babai i saj në Apel dhe deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë. Pakica pranoi disa nga problemet e gjetura por theksoi […]