Kolegji i Apelimit konfirmoi vendimin e KPK-së kundër ish-gjyqtarit Besim Trezhnjeva, duke u shprehur se faktet tregonin se pasuria e tij ishte dukshëm më të madhe se pasuria e ligjshme.
Author: Edmond Hoxhaj
Kolegji i Apelimit “vulos” shkarkimin e ish-gjykatësit të Kushtetueses Fatmir Hoxha
KPA me shumicë votash vendosi në dhomë këshillimi të rrëzonte pretendimet e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Dënime dhe dhurata të padeklaruara, Admir Thanza u rrëzua në të tre kriteret
Sipas vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza bëri deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, bëri deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit, kishte kontakte të papërshtatshme dhe fshehu dhurata nga palë të cilat i kishte gjykuar.
Vendimi i zbardhur i KPK, mosdeklarimet penalizuan gjyqtarin Artan Zeneli
Mosdeklarimi i heqjes të vizës nga ambasada e SHBA, mosdeklarimi i huave nga persona të ndryshëm dhe problemet me blerjet e pasurive të paluajtshme, sollën shkarkimin me shumicë nga KPK të anëtarit të Gjykatës së Lartë Artan Zeneli. Një nga anëtaret e trupës gjykuese u shpreh kundër dhe kërkoi që për Zenelin të shqyrtohej edhe […]
Problemet me aftësitë profesionale, Komisioneri apelon vendimin për Gentian Medjan
Komisioneri Publik njoftoi apelimin në Kolegjin e Posaçëm të vendimit për gjykatësin Gentian Medja. Ai i kërkon KPA standardizim të indikatorëve rreth vlerësimit profesional. Medja u konfirmua me shumicë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por menjëherë pas vendimit ONM kërkoi apelim të tij.
Rovena Gashi u shkarkua për “përgjigje të pavërteta dhe deklarim të pamjaftueshëm”
Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ekspozon një mori kërkesash të prokurores Rovena Gashi gjatë procesit të rivlerësimit, të cilat u konsideruan si përpjekje për të penguar vetingun. Vendimi për shkarkimin e prokurores u bazua te kontradiktat mes kontratave noteriale dhe deklarimeve të saj për dy apartamentet në pronësi.






