Analiza Komisioneri Publik

Komisioneri apelon prokurorin Besnik Muçi, probleme me huatë dhe tokë bujqësore e padeklaruar

Komisioneri Publik arsyeton se huatë dhe kursimet e Prokurorit të Krimeve të Rënda Besnik Muçi nuk ishin të provuara e për pasojë të ardhurat e tij duhej të konsideroheshin të pajustifikuara. Në kërkesën për të ndryshuar vendimin e KPK-së, komisioneri thotë se toka bujqësore e përfituar nga e shoqja duhej të konsiderohej “mosdeklarim”.

Analiza Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Konfirmimi i prokurorit Gentjan Osmanit “përplas” KPK me Operacionin Ndërkombëtar

Vendimi i zbardhur tregon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dolën në përfundime të kundërta bazuar mbi të njëjtat dokumente. KPK vendosi pro konfirmimit të Gentjan Osmanit, duke cilësuar deklarimin e tij të besueshëm. ONM thotë në rekomandimin e saj se e vetmja mënyrë që ai të mbulonte shpenzimet ishin […]

Analiza Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

KPK konfirmoi me “nivel minimal kualifikues” në kriterin profesional prokurorin Besnik Muçi

Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi u konfirmua, ndërsa KPK konsideroi të parëndësishme disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe mospërputhje të të ardhurave në shuma të vogla. Muçi megjithatë u vlerësua me “nivel minimal” kualifikimi në kriterin profesional, ndërsa iu gjetën të meta proceduriale në dosjet që kishte hetuar.