Prokurori i Elbasanit, Artur Ismajlukaj pas konfirmimit. Foto:Vladimir Karaj/BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmoi dhe dërgoi për hetim disiplinor prokurorin Artur Ismajlukaj

Prokurori i Elbasanit, Artur Ismajlukaj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të premten, pasi  u përball me dy seanca dëgjimore në të cilat kryesisht u diskutua mbi udhëtimet e tij në makinë me persona me precedentë penalë. Këtë pjesë të hetimit KPK tha se do ia referonte Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për […]

Gjyqtarja Irena Brahimi pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme

KPA mori prova të reja në çështjen ndaj gjyqtares së Apelit, Irena Brahimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten, 6 korrik, parashtrimet të reja të palëve në çështjen ndaj gjyqtares së Apelit të Përgjithshëm, Irena Brahimi, konfirmimi i të cilës në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik 2020 është ankimuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa. Fillimisht Komisioneri Publik Florian Ballhysa tha se pasi […]

Gjyqtari Erarbër Madhi dhe avokati i tij, Julian Mërtiri pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme

Kolegji riçel hetimin për çështjen ndaj Erarbër Madhit

Gjyqtari Erarbër Madhi u pyet gjërësisht të martën, gjatë seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, nga vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler, mbi marrëdhëniet me prindërit dhe burimin e pasurisë që përfshin një apartament dhe disa milion lekë në likujditete. Paratë, një shumë prej 350 mijë dollarësh të deklaruara si të ardhura nga puna e babait […]

Prokurorja e Vlorës Vitjuna Mata pas seancës në KPK. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon prokuroren Vitjuna Mata

Prokurorja e Vlorës Vitjuna Mata u konfirmua të martën nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, KPK, pas një seance dëgjimore thuajse pa probleme, në të cilën prokurores i kërkuan shpjegime për pasuritë e bashkëshortit para martese. Matës nuk iu konstatuan probleme të figurës apo profesionalizmit. Vendimi u mor nga një trupë e kryesuar nga Xhensila […]

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla duke folur gjatë një seance të komisionit parlamentar per Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut | Foto: LSA
Analiza Artikull kryesor ! KPK Veting

Si e ‘shpëtoi’ KPK kreun e KLP-së nga vetingu

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ishte sipas legjislacionit në fuqi subjekt i vetingut për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017 dhe duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit. Por pasi një sërë veprimesh, përfshi tëheqja nga një padi që Balla kishte […]

Prokurori Julian Zonja pas seancës dëgjimore me KPK.
Artikull kryesor ! KPK Lajme Veting

Hetimet për vdekjen e Ardit Gjoklajt rihapin vetingun e prokurorit Julian Zonja

Të hënën në mëngjes Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK mbajti seancëne dytë dëgjimore publike ndaj prokurorit të Tiranës, Julian Zonja. KPK duket se kishte “harruar” të përfshinte në hetimin administrativ ndaj subjektit të rivlerësimit, çështjen e hetuar prej tij të vrasjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në gusht 2016 në landfillin e Sharrës. Në seancën […]