Prokurorja Flora Reka e shoqëruar nga djali i saj pas seancës dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK Veting

KPK u nda për pasurinë dhe figurën e Flora Rekës

Prokurorja e Durrësit, Flora Reka u konfirmua në detyrë më 25 mars 2022 me shumicën e votave të anëtarëve të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sipas vendimit të arsyetuar, shumica vlerësoi se Reka kishte arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe të figurës, si dhe nivel të mirë në vlerësimin e […]

Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Foto: BIRN
Analiza KPK Veting

Vendimi i KPK: Erjon Shehaj e përmbysi barrën e provës për pasurinë

Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj u konfirmua në detyrë më 1 prill 2022, pasi trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u bind nga shpjegimet dhe provat e tij për barrën e provës për pasurinë dhe për konstatimet në kriterin profesional, për të cilat iu kërkuan shpjegime. Erjon Shehaj e ka nisur karrierën […]

Prokurorja Elfrida Bregova në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
Analiza KPK Veting

Trupa e KPK ndahet për procedurë në çështjen e Elfrida Bregovës

Prokurorja e Tiranës, Elfrida Bregova u konfirmua në detyrë më 8 prill, pasi bindi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për ligjshmërinë e burimeve të krijimit të pasurive si dhe për një transfertë bankare në emër të bashkëshortit, që subjekti pretendoi se ishte kryer nëpërmjet falsifikimit të nënshkrimit. Sipas vendimit të arsyetuar, trupa e KPK e […]

Prokurorja Anita Jella (djathtas) dhe avokatja e sja Romina Zano | Foto: BIRN
Analiza KPA Veting

KPA u nda në vlerësimin e prokurores Anita Jella

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në vlerësimin e ankimit të Komisionerit Publik Darjel Sina, kundër vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella. Prokurorja Jella u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2019, por vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i kërkuan Komisionerit […]

Gjqytari Astrit Kalaja | Foto: Edmond Hoxhaj
Analiza KPA Veting

KPA me dy qëndrime në konfirmimin e Astrit Kalasë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA është ndarë në vendimarrjen për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Apelit Shkodër, Astrit Kalaja. Shumica e trupit gjykues të Kolegjit, e përbërë nga relatori Sokol Çomo dhe anëtarët Albana Shtylla, Ina Rama dhe Ardian Hajdari e kanë gjetur të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK […]

Prokurorja Violeta Shkurta gjatë shpalljes së vendimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK Veting

Violeta Shkurta u largua nga detyra për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 28 shkurt të largojë nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë e pamjaftueshëm për pasurinë. Sipas vendimit të arsyetuar të Komisionit, Shkurta rezultoi gjithashtu me balancë negative prej 18 milionë lekësh, kryesisht për periudhën para fillimit […]