Gjyqtarja e Tiranës, Teuta Hoxha u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 22 nëntor 2022, pasi u konstatuan balanca negative në vlera të mëdha për krijimin e pasurive si dhe u ngritën dyshime për fshehjen e një apartamenti në emër të familjarëve. Hoxha i kundërshtoi barrat e provës dhe kërkoi […]
Analiza
KPA me argumente të ndara për shkarkimin e Ludovik Dodaj
Prokurori i Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj e kaloi me lehtësi vetingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por u shkarkua me shumicë votash për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, pasi çështja e tij u shqyrtua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Shkaqet e ngritura nga Komisioneri në aspektin profesional u gjetën të pabazuara në […]
Viola Canaj u konfirmua në aplikim të parimit të ‘objektivitetit dhe proporcionalitetit’
Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Viola Canaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 13 nëntor 2022, pasi balancat negative të konstatuara për blerjen e një apartamenti dhe të një makine u konsideruan të pamjaftueshme për të sjellë penalizimin e saj. Në aplikim të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit, […]
KPK: Prokurori Ilir Turja fshehu në emër të prindërve një shtëpi në plazh
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 7 nëntor 2022 të shkarkojë nga detyra prokurorin e Durrësit, Ilir Turja, pasi arriti në përfundimin se ai kishte fshehur në emër të prindërve një vilë në zonën e plazhit me qëllim shpangien e kontrollit të ligjshmërisë së burimeve të krijimit; se kishte mungesë të burimeve financiare […]
Vendimi për Artan Jahollarin: Komisioni vendos pro vetingut për gjyqtarët stazhierë
Gjyqtari i Gjykatës së Pogradecit, Artan Jahollari u konfirmua në detyrë më 9 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai arrinte nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit. Ndërkohë, trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin janë ndarë […]
Eglantina Mikani u konfirmua pasi kundërshtoi pjesërisht balancat negative
Gjyqtarja Eglantina Mikani e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë u konfirmua në detyrë më 26 tetor 2022, pasi arriti të kundërshtojë një pjesë të barrës së provës për balancat negative të konstatuar në disa vite për krijimin e depozitave bankare dhe likujditeve cash. Vlerën negative të mbetur nga analiza financiare përfundimtare, në zbatim të parimit […]






