Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti | Foto: V. Karaj
Artikull kryesor Lajme Lajme Në Fokus

KPK i cilëson “të paligjshme” të ardhurat e bashkëshortit të gjyqtares nga Euralius

Mosdokumentimi i pagesës së tatimeve në burim për punën e bashkëshortit si përkthyes i gjermanishtes për disa institucione përfshi ato që mbështetën reformën në drejtësi si Euralius dhe IRZ, u ngritën si problemi kryesorë në seancën veting ndaj gjyqtares Fjoralba Prifti. Gjyqtarja i cilësoi të padrejta konstatimet, ndërsa tha se “një konkluzion i tillë vë […]

Prokurori Alket Mersini në Tiranë më 14 shtator 2020. Foto: Edmond Hoxhaj
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Në Fokus

Prokurori Alket Mersini përballet me probleme për pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konstaton pamundësi financiare për blerjen e dy apartamenteve dhe pasaktësi në deklarime. Prokurori Mersini u pyet gjatë seancës dëgjimore për një transfertë 40 mijë euro nga shoqëria ndërtuese që u shiti apartamentin në Tiranë, në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij dhe për përdorimin e një automjeti. 

Gjyqtarja Vosjava Osmanaj. Foto: BIRN
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Në Fokus

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Vojsava Osmanaj, përballet me vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikoi pamundësi të prindërve në vlerë të vogël për dhënien e një huaje dhe të bashkëshortit për blerjen e një autoveture para fillimit të bashkëjetesës. Gjyqtarja Osmanaj dha shpjegime për të ardhurat të prindërve nga një aktivitet privat dhe pretendoi se ata kishin mundësi për kursimin e vlerës së huasë. […]