Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Kandidati i fundit i KLGJ-së ballafaqohet me probleme në 3 kriteret e vetingut

Luan Dervishi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor u akuzua se nuk kishte burime financiare për pasurinë dhe shkollimin e vajzës në SHBA, si dhe u hodhën dyshime për përfshirje në korrupsion nga DSIK. Dervishi kundërshtoi analizën financiare dhe raportin e DSIK dhe kërkoi t’a njihnin së paku me “emrin e kontaktit […]

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

KPK vuri në pikëpyetje etikën, pasurinë dhe profesionalizmin e prokurorit Besnik Cani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe ONM ngritën dyshime  mbi etikën profesionale dhe thanë se kishte dyshime për cënimin e besimit të publikut te drejtësia nga prokurori Besnik Cani, tani këshilltar pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Cani mohoi të kishte shkelur etikën dhe kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Llotot dhe lehtësimi i akuzave për masakrën e Çoles “vulosin” vetingun e Selmanit

Prokurori Artur Selmani u përball me pyetje për varësinë e tij nga kumari, burimet e pasurisë dhe lehtësimin e akuzave për 3 të pandehur. Ai kundërshtoi gjetjet e KPK-së, akuzoi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla për veprime të paligjshme dhe e përshkroi karrierën e tij 30-vjeçare si “prokurori që i çon hetimet deri në fund”.