Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Prokuroren e Përgjithshmë të Përkohëshme Arta Marku, pas polemikave që shoqëruan mungesën e saj gjatë seancës dëgjimore të mbajtur të martën.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Skeda e pasurisë së deklaruar-Alma Brati-gjyqtare e Gjykatës së Tiranës
Kurba e ndryshimit të pasurisë së gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Alma Brati, e cila do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si kandidate për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Prokurori Luan Kaloçi akuzohet për deklarime të rreme dhe fshehje pasurie
Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi rezultoi se ka mospërputhje të shumëfishta mes deklarimeve periodike dhe deklaratës “veting” për burimet financiare të pasurive të tij -por u justifikua me “informalitetin në ekonomi në vitet 2000”.
ONM dhe KPK ngrenë pikëpyetje mbi profesionalizmin dhe lidershipin e Arta Markut
Përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e kanë cilësuar mungesën e Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme, Arta Marku gjatë seancës dëgjimore të vetingut si mungesë lidershipi, ndërkohë që janë shfaqur kritika edhe për riorganizimin e Prokurorisë nga ana e saj.
Prokurori i Shkodrës, Vatë Staka konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dha dritën jeshile vazhdimit të detyrës nga prokurori Vatë Staka, pasi hetimi administrativ arriti në përfundimin se nuk ka probleme me pasurinë.
KPK e akuzon për deklarim të rremë, por Lazaj vazhdon luftën për konfirmim
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e akuzoi gjyqtarin e Tiranës, Artan Lazaj për mungesë burimesh dhe deklarim të rremë të pasurisë, ndërkohë që gjyqtari e konsideroi hetimin administrativ si “punë të dobët” dhe kërkoi rikonfirmimin në detyrë.