Gjyqtari Ervin Trashi i Gjykatës së Vlorës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare.
Korrupsioni
Ekspertiza rrëzon “komplotin” me dokumente false kundër Sokol Ngresit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të kallëzojë penalisht ndërtuesin dhe dëshmitarin Flamur Kadëna, pasi ekspertimet zbuluan se dokumentet e dorëzuara prej tij përmbanin nënshkrime të falsifikuara, të cilat nuk i përkisnin gjyqtarit të Apelit të Vlorës.
KPA rifillon hetimin disiplinor ndaj Luan Dacit
Gjyqtari hetues, Ardian Hajdari ka rifilluar hetimin disiplinor ndaj Luan Dacit pas refuzimit nga Gjykata e Lartë të rekursit kundër vendimit të formës së prerë të dënimit të tij për falsifikim të dokumenteve.
KPK ndërpret vetingun për gjyqtarin e dorëhequr, Ardian Kalia
Gjyqtari i Tiranës, Ardian Kalia u dorëhoq nga detyra një vit e gjysmë pasi ndaj tij kishte filluar procesi i rivlerësimit kalimtar.
Gjyqtar dhe fermer: Nazmi Troka rezulton me probleme të pasurisë
Pamundësia për të vërtetuar të ardhurat nga bujqësia dhe burimet e një huaje e vendosën gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka, në vështirësi për të provuar burimet financiare për ndërtimin e një shtëpie në fshat, blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe krijimin e pasurive të tjera të deklaruara.
Skeda e pasurisë së deklaruar – Saemira Hila –Gjykata e Lushnjes
Gjyqtarja Saemira Hila e Gjykatës së Lushnjes do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.