Skeda e pasurisë së deklaruar – Saemira Hila –Gjykata e Lushnjes
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Saemira Hila –Gjykata e Lushnjes

Gjyqtarja Saemira Hila e Gjykatës së Lushnjes do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.Gjyqtarja Saemira Hila e Gjykatës së Lushnjes do të përballet të mërkurën më 3 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Saemira Hila e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Saemira Hila nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Saemira Hila.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Saemira Hila deklaronte një apartament të përfituar nga privatizimi, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 19.7 milionë lekëve.

Subjekti Saemira Hila zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 11.4 milionë lekë, likujditete bankare prej 4.9 milionë lekësh, kursime të akumuluara cash prej 1.9 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 1.4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 55.8 milionë lekë, nga të cilat gati 30% kanë si burim pagën e subjektit, 50% të ardhurat e bashkëshortit nga puna si dentist dhe rreth 7% nga shitja e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Burimi kryesor i pasurisë së subjektit Saemira Hila është nga trashëgimia e prindërve, ku përfshihen pasuri të paluajtshme, të luajtshme dhe likuidititete bankare.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huadhëniet e bashkëshortit të subjektit me familjarët e tij.

Në vitin 2004, bashkëshorti i subjektit deklaron kthim të një huaje dhënë vëllezërve vite më parë, me burim nga puna si emigrant në Itali në vitet 1993-2000, por kjo huadhënie nuk është deklaruar në deklarimin për herë të parë në vitin 2003. Gjithashtu në vitin 2017 deklarohet një tjetër shumë prej 3,000 euro kaluar nëpërmjet bankës nga vëllai i bashkëshortit, si kthim i huasë së dhënë një vit më parë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011  

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *