Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 3 tetor vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Enklid Gjini dhe duke kërkuar shkarkimin e këtij të fundit për probleme në kriterin e pasurisë dhe në vlerësimin e përgjithshëm të çështjes. Në ankim konstatohen probleme për një […]
KP
Komisionerja Publike ankimon në Kolegj konfirmimin e prokurorit Artur Ismajlukaj
Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të martën më 19 shtator vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Artur Ismajlukaj. Ankimi bazohet në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që e cilësoi të kotë vendimarrjen e Komisionit lidhur me transferimin për verifikim pranë Inspektorit të Lartë […]
ONM rekomandon ankimimin e vendimit për prokurorin Artur Ismajlukaj
Komisioneri Publik njoftoi të hënën më 4 shtator se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM ka rekomanduar ankimimin e vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Artur Ismajlukaj. Prokurori Ismajlukaj u konfirmua në detyrë më 7 korrik 2023 pasi u përball me dy seanca dëgjimore në të […]
Konfirmimi i prokurores Mirela Zavalani ankimohet në Kolegj
Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të enjten më 27 korrik vendimarrjen Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores Mirela Zavalani. Sipas Ninos, vendimi i Komisionit nuk është në pajtueshmëri të plotë me gjendjen e fakteve dhe provave të administruar në fashikull, për krijimin e bindjes se subjekti i rivlerësimit arrin […]
Komisionerja Publike ankimon vendimin e KPK për prokurorin Ylli Bashaj
Pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM dorëzuar institucionit të Komisonerëve Publikë lidhur me vendimarrjen e Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Ylli Bashaj, Komisionerja Irena Nino ushtroi ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të mërkurën më 12 korrik. Nino çmon se rrethanat e rezultuara nga hetimi administrativ i Komisionit […]
Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e gjyqtarit Besnik Hoxha
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të hënën më 3 korrik vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Besnik Hoxha. Bazuar dhe në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, Komisioneri ndan gjykim të kundërt me Komisionin duke vlerësuar se Hoxha nuk arrin nivel të besueshëm për […]





