Mangësitë e vazhdueshme dhe të përsëritura të konstatuara në hetimin e çështjeve nga prokurori Besim Hajdarmataj, si dhe mosveprimi i tij në cilësinë e drejtuesit për procedime të tjera lidhur me sasi të mëdha hashashi, u vlerësuan prej Kolegjit në cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Penalizuese u gjetën edhe mungesat financiare dhe mbajtja e […]
KPA
Kolegji mbyll shqyrtimin e çështjes ndaj gjyqtares Alkelina Gazidedja
Komisioneri Publik, Darjel Sina i qëndroi ankimit dhe kërkoi shkarkimin e gjyqtares së Apelit Administrativ, Alkelina Gazidedja, ndërkohë që subjekti kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë.
Ekspertiza rrëzon “komplotin” me dokumente false kundër Sokol Ngresit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të kallëzojë penalisht ndërtuesin dhe dëshmitarin Flamur Kadëna, pasi ekspertimet zbuluan se dokumentet e dorëzuara prej tij përmbanin nënshkrime të falsifikuara, të cilat nuk i përkisnin gjyqtarit të Apelit të Vlorës.
KPA la në fuqi shkarkimin e Alketa Nushit vetëm për shkeljet profesionale
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi me shumicë pjesët e vendimit të KPK që shkarkonin Alketa Nushin për “cënim të besimit të publiku” dhe “deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë”, por la në fuqi shkarkimin për papërshtatshmëri në kriterin e profesionalizmit.
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi unanimisht të rikthejë në detyrë prokurorin Ndini Tavani duke e rrëzuar vendimin e shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të marrë me shumicë.
KPA rifillon hetimin disiplinor ndaj Luan Dacit
Gjyqtari hetues, Ardian Hajdari ka rifilluar hetimin disiplinor ndaj Luan Dacit pas refuzimit nga Gjykata e Lartë të rekursit kundër vendimit të formës së prerë të dënimit të tij për falsifikim të dokumenteve.