Komisioneri Publik, Darjel Sina vlerësoi se KPK duhet të urdhërohet ta klasifikojë të papërfunduar procesin e rivlerësimit për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i dënuar për veprën penale të korrupsionit.
KPA
Denoncimi për fshehje pasurie, gjyqtarit Sokol Ngresi i merret firma për ekspertizë
Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore asistuan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit marrjen e nënshkrimeve të gjyqtarit të Apelit Vlorë, Sokol Ngresi, që do të krahasohen me ato të akteve të transaksioneve për blerjen e një apartamenti.
KPA hap dhe mbyll hetimin gjyqësor për gjyqtarin Genti Shala
Komisioneri Publik kërkoi hetimin e një denoncimi ku ngrihen dyshime se gjyqtari Genti Shala ka fshehur ortakërinë në një shoqëri ndërtuese, si dhe të një huaje të pahetuar nga KPK, pretendime që u kundërshtuan nga subjekti i rivlerësimit.
KPA e largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Arben Vrioni
Megjithëse ka gjetur të bazuara një pjesë të shkaqeve të ankimit të gjyqtarit të Apelit Durrës, Arben Vrioni, Kolegji i konsideron mungesat financiare për krijimin e pasurive e të kursimeve dhe përballimin e shpenzimeve, të mjaftueshme për lënien në fuqi të shkarkimit të tij nga detyra.
KPA u nda për afatin e ankimit ndaj konfirmimit të Anton Martinit dhe cënimin e besimit të publikut
Kolegji konkludoi unanimisht se prokurori i Tiranës Anton Martini ka kryer deklarim të pasaktë për burimet e një kësti të apartamentit që zotëron, ndërkohë që është ndarë për procedurën e shqyrtimit të kundërankimit të subjektit për afatet e ankimit dhe gjetjet mbi cënimin e besimit të publikut tek drejtësia.
Prokurori Lorenc Mërkuri shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të shkarkojë nga detyra prokurorin e Sarandës, Lorenc Mërkuri.






