Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi unanimisht të rrëzojë ankimin e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Gramoz Levanaj ndaj vendimit të Komisionit për ndëprerjen e vetingut ndaj tij për shkak të dorëheqjes.
KPA
KPA lë në fuqi shkarkimin për prokuroren Alketa Nushi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur në mënyrë unanime të rrëzojë ankimin e ish-drejtueses së Prokurorisë së Kukësit Alketa Nushi, e cila u shkarkua nga Komisioni për problemet e evidentuara në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.
KPA mbyll hetimin gjyqësor për gjyqtarin Ramiz Lala
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa dhe gjyqtari i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ramiz Lala i cilësuan të plota hetimet e kryera në Kolegj në funksion të ankimit ndaj vendimit të Komisionit.
Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj nis përballjen me Kolegjin
Komisioneri Publik, Darjel Sina u qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e ish-kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj me argumentin se ai nuk e ka kryer siç duhet detyrën si prokuror dhe si drejtues, ndërsa Hajdarmataj u mbrojt me argumentin se vartësit e tij për të cilët po gjykohet janë promovuar […]
KPA shkarkon Kastriot Selitën: Dështoi të kalonte testin e moscënimit të besimit të publikut
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vuri në dukje një lidhje mes problemeve në pasuritë e Kastriot Selitës, me mangësitë profesionale të gjetura dhe gjendjen në kushtet e konfliktit të interesit, të cilat të marra në tërësi çuan në vendimin e shkarkimit për “cënim të besimit të publikut te drejtësia”.
KPA tërhiqet për të marrë vendim për Kastriot Selitën
Përgjigjet e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve lidhur me tatimin ose jo të shumave monetare të dhuruara, nuk sollën ndryshim në qëndrimin e Komisionerit Publik që deklaroi se kërkonte shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selita. Ky i fundit e kundërshtoi arsyetimin e Komisionerit.