Gjyqtarja Mirela Mishgjoni pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme Veting

Konfirmimi i gjyqtares Mirela Mishgjoni ankimohet në KPA

Institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi të mërkurën më 10 korrik ushtrimin e ankimit ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni. Komisionerja Irena Nino, bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, çmon se vendimi i Komisionit nuk është në pajtueshmëri të plotë […]

Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook
Artikull kryesor ! Artikull kryesor Lajme Faqja e pare Lajme

Xhelal Rraja, aleat i Durim Bamit kundër Arben Ndokës, arrestohet

Arratia e Xhelal Rrajës, kreut të dyshuar të një bande kriminale me bazë në Nikël të Krujës, mori fund mesditën e së mërkurës, pasi policia e arrestoi në një vendodhje të pacaktuar. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i Rrajës u realizua “pas një pune të mirëfilltë hetimore”. Rraja u bë i njohur për publikun në […]

Besmir Rrapaj në KPK
KPK Lajme Veting

Këshilltari ligjor Besmir Rrapaj konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 10 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë, Besmir Rrapaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan. Gjatë seancës dëgjimore të martën më […]

Gjyqtari Laurent Fuçia në KPA
KPA Lajme Veting

KPA njihet me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit Laurent Fuçia

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 9 korrik me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin e Fuçisë për probleme në kriterin profesional, ndërsa subjekti i kundërshtoi duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit të tij. Laurent Fuçia u […]

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku
Lajme

Gjykata dënon organizatorët e skemave mashtruese me ‘call-center’

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli të hënën më 8 korrik vendimin për 13 të pandehurit si organizatorë dhe për përfshirje në skemën mashtruese të call-center, të cilët akuzohen se kanë shkaktuar të paktën një dëm prej rreth 7 milionë euro, qindra shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian. Për të akuzuarin si organizator […]