Përfaqësuesja e subjektit, Antoneta Sevdari gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

KPK vë në dukje deklarimet kontradiktore të prokurorit Erind Reovica

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën dëgjimore ndaj prokurorit të Fierit, Erind Reovica.  Trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Suela Zhegu, njoftoi se hetimet për Reovicën ishin bërë në të tri kriteret. Nga relatimit prokurori kishte rezultuar me mungesë burimesh të ligjshme, kishte një raport negativ […]

Prokurori Gjon Kodra në KPK | Foto: BIRN/Edmond Hoxhaj
KP Lajme Veting

Pas rekomandimit të ONM, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Gjon Kodrës

Bazuar në rekomandimin dhe gjetjet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM lidhur me procesin e vetingut të prokurorit të Tiranës, Gjon Kodra, Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka ushtruar ankim dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Ballhysa e cilëson të pabazuar dhe të padrejtë vendimin e Komisionit […]

Prokurorja Anita Jella pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
KPA Lajme Veting

KPA dëgjon konkluzionet në çështjen e Anita Jellës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën mbylljen e shqyrtimit gjyqësor për çështjen lidhur me ankimin e Komisionerit Publik Darjel Sina ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, si dhe dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve në këtë proces rivlerësimi. Sina deklaroi se u qëndronte […]

Lajme

‘Cënon sigurinë kombëtare’; KPK bën padi për mbajtjen sekret të donatorit

Përmes një kërkesë-padie, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit këmbëngul të mbajë të fshehtë emrin e sponsorit privat të aktivitetit që zhvilloi në resortin luksoz “Marina Bay” në Vlorë me argumentin se bërja publike cenon sigurinë kombëtare, procesin e vetingut si dhe imazhin e KPK-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit | Foto : B. Likmeta
Lajme Veting

Mimoza Tasi merr detyrën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

E zgjedhura nga Kuvendi si anëtare zëvendësuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Mimoza Tasi ka filluar detyrën të martën më 1 shkurt, pas vakancës së krijuar si pasojë e shkarkimit të Luan Dacit për shkak të dënimit penal për falsifikim. Në faqen zyrtare të KPA-së, në rubrikën “gjyqarët” është fshirë emri i ish-gjyqtarit […]