Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të konfirmojë në detyrë prokuroren e Tiranës, Silvana Lule.
Lajme
Kolegji dëgjon parashtrimet në çështjen ndaj gjyqtares Alkelina Gazidede
Në një seancë që zgjati gati 6 orë Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e gjyqtares Alkelina Gazidede për probleme në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Gjyqtarja u mbrojt duke i cilësuar të pabazuara argumentet e ankimit.
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ermir Lelçi
Prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi u gjet në pamundësi për krijimin e pasurive dhe me probleme në kriterin profesional.
Gjyqtarja Klorinda Çela shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Klorinda Çela për problemet e konstatuara në kriterin e pasurisë.
Prokurorja Silvana Lule përballet me problemet e pasurisë së bashkëjetuesit
Prokurorja e Tiranës dha shpjegime në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për mungesat e burimeve financiare të bashkëjetuesit në blerjen e një apartamenti dhe dy makinave. Në seancë u relatuan edhe tre denoncime, për të cilat Lule tha se kishte kryer hetime të plota.
Ermir Lelçi përballet me probleme për pasurinë e profesionalizmin
Prokurori i Shkodrës Ermir Lelçi u pyet dhe dha shpjegime më së shumti për një apartament në bashkëpronësi me të atin që kishte paguar edhe pjesën më të madhe të çmimit, për të cilin nuk është provuar burimi i ligjshëm. Gjithashtu, ai dha shpjegime për mangësitë profesionale dhe raste konflikti interesi gjatë hetimit, të konstatuara […]