Gjyqtari Laurent Fuçia pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Laurent Fuçia

Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Vlorë Laurent Fuçia u konfirmua të mërkurën në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit në të tri kriteret. Megjithatë Komisioni vendosi të trasferojë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, njërën nga dosjet e shqyrtuara nga Fuçia.

Gjatë hetimit administrativ, të kryer nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Alma Faskajn, Fuçisë nuk iu gjetën probleme në kriterin e pasurisë dhe figurës, por u pyet për disa prej dosjeve që kishte gjykuar dhe për të cilat kishte ankesa.

Laurent Fuçia u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin. Me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Fuçia është caktuar në skemën e delegimit si gjyqtar i Apelit të Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *